Transmetuar më 04-02-2022, 21:32

Flakët e zjarrit shpërthejnë në një burg në Stamboll. 11 të dënuar përfunduan në spital me djegie e asfiksi.

Ngjarja ndodhi në burgun Umraniye, në anën aziatike të qytetit.

Gjithçka duket se nisi pas protestës së të burgosurve që kanë djegur dyshekët për të protestuar ndaj kushteve.

Zjarrfikëset shkuan më vendngjarje dhe izoluan flakët.

Të burgosurit u evakuuan në një zonë tjetër të izolimit.

Të afërmit dhe miqtë e të burgosurve u mblodhën në hyrje të burgut të shqetësuar për fatin e tyre.

Burgu ka një kapacitet për 1000 të burgosur.

Një grup hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e fajtorëve për këtë rast.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd