Transmetuar më 04-02-2022, 18:23

Apeli i GJKKO d╒noi sot me 5 vite burg ish-ministrin Saimir Tahiri.

Me gjykim të shkurtuar atij i mbeten 3.4 vite burg.

Por ky vendim e ka shtangur Tahirin. Madje ai nuk e ka pritur.

Fill pas vendimit Saimir Tahiri ka zhvilluar një telefonatë.

‘Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjesht padrejtësi!’, dëgjohet të thotë ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd