Transmetuar më 04-02-2022, 18:11

Ish-ministri Saimir Tahiri ka mbetur i shtangur pasi dëgjoi vendimin.

Nga ajo që u konstatua në sallë Tahiri u duk se ai nuk e prishte shpalljen fajtor.

Në fillim ai mbetur pa fjalë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të vendimit nisi të qeshte dhe u kthye nga mediat, pasi donte që të komunikonte me publikun. Megjithatë efektivët në sallën e gjyqit nuk e lejuan që të jepte një deklaratë për mediat. Gjithsesi ai e bëri një telefonatë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO-së, vendim që për të do të “përkthehet” në 3.4 vite për shkak të përfitimit nga procedura e gjykimit të shkurtuar.

Ai u nis për në burgun 313 në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd