
Pepe është një legjendë e futbollit portugez dhe më gjerë. Kohë më parë, qendër-mbrojtësi ka treguar për "Expresso" disa detaje nga jeta dhe karriera e tij. Dhe kampioni evropian i vitit 2016, ish-flamuri i Real Madridit ka shumë për të thënë.
Mes shumë gjërave që mund të tregohen për 20 vite karrierë, Pepe ndalet në momentin që përfundimisht ndryshoi jetën e tij, përgjithmonë: zbarkimin në Portugali. Për të, vendi iberik është kthyer në një shtëpi të dytë, deri në atë pikë sa ka luajtur dhe ka fituar me kombëtaren luzitane.
Sidoqoftë, fillimet ishin të ndërlikuara. Normale, kur një djalë vetëm 18 vjeç vjen i vetëm në një vend të huaj (nga Brazili), me fatin e vetëm që dinte gjuhën… Viti 2001, Pepe ishte shumë i ri dhe ftohet nga Maritimo, ekipi i Madeira, për të fluturuar në Portugali.
Problemi ishte se mbrojtësi nuk kishte tamam kushtet më të mira ekonomike… “Kur mbërrita, kisha në xhep pesë euro. Isha në sektorin e emigracionit, sepse vija vetëm nga Brazili, në moshën 18-vjeçare.
Më duhej të sillja me vete një faks nga Maritimo, duke kërkuar që të hyja në Portugali. Me ato para duhej të blija një kartë telefoni për të telefonuar nënën time dhe për t’i thënë se jam mirë. Opsioni tjetër ishte të blija diçka për të ngrënë. Dhe mendova: më mirë të qetësoj mamin".
Jo aq skena që mund të imagjinohet, kur bëhet fjalë për mbërritjen e një futbollisti në aeroport: "Mbërrita në 6 të mëngjesit dhe fluturimi im i radhës ishte në 11 të natës. Më duhej të haja diçka. Kështu që shkova në një dyqan në aeroport dhe pyeta: A ke ndonjë gjë për të ngrënë?
Shitësi tha po, por unë i shpjegova se nuk kisha lekë. Ai më shikoi dhe më solli një zarf me baguette. Që nga ai moment ndjeva që të ndihmoja ata që janë më fatkeqë, ishte dicka që më shënoi shumë, sidomos sepse ai person nuk e di kush isha. Ai gjest më ndihmoi për gjithë jetën".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





