
Mauro Icardi dhe Wanda Nara sërish në krizë? Me sa duket jo! Sipërmarrësja dhe influencuesja e bëri të qartë në Instagram, pasi bashkëshorti i saj mbylli llogarinë pak ditë më parë.
"Wanda, nëse largohesh nga Icardi, të ftoj për një darkë dhe do të të dua në pasuri dhe varfëri. Sidomos në varfëri", – i ka shkruar një fans gruas së ish-kapitenit të Interit.
Përgjigja e Wanda nuk vonoi: "Nuk e lë Icardin, jo. Sërish mund të të ftoja për darkë dhe të paguaja, por jam e lumtur kështu e martuar. Prandaj më duhet të them jo. Instagrami im është plot beqarë hyjnorë, shpresoj të gjejnë vajzat e duhura".
Një ndjekës tjetër ngacmoi Wanda Nara për marrëdhënien me fëmijët e saj: “Pse shfaqesh vetëm me vajzat sa herë që je në krizë me Mauro? Po djemtë? Pse nuk i tregoni si familje e lumtur?"
Argjentinasja ia mbylli menjëherë gojën provokuesit: "Kush të tha që jam në krizë? Djemtë e mi luajnë futboll nga e hëna në të premte". Më pas, 35-vjeçarja ndau disa foto me Icardin në postimet e saj. Me pak fjalë, martesa duket se po shkon mirë…
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





