
Një kompani fluturimesh ka ulur ditën e sotme avionin e saj të parë në aeroportin e Kukësit.
Në aeroport ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zbritur në aeroportin e Kukësit së bashku me Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun.
Katër destinavionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
“Pas testimeve të suksesshme kompania ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërkohë që aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, sipas ministres Belinda Balluku.
"Aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, që trëgon se plotëson të gjitha kushtet e sigurisë", tha ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





