Transmetuar më 04-02-2022, 09:32

Konflikti Rusi-Ukrainë ka vënë në alarm autoritetet e larta ndërkombëtare.

Reagime të forta ka pasur nga SHBA, Evropa dhe vende të tjera.

Presidentja e BE, Von der Leyen, lëshoi deklarata të forta në lidhje me atë që po ndodh:

“Ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh financiare dhe ekonomike,” tha von der Leyen për mediat, duke shtuar se këto përfshijnë “kufizimin e aksesit në kapitalin e huaj” dhe “kontrollet e eksportit, veçanërisht për mallrat teknike. Tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2 i Detit Baltik është gjithashtu pjesë e paketës së sanksioneve. Nëse tubacioni mund të hyjë në funksion varet “nga sjellja e Rusisë”, tha von der Leyen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd