Transmetuar më 03-02-2022, 21:18

Një rritje drastike kanë pësuar karburantet këto ditë.

Çmimi i një litre naftë është afër 200 lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Por duket se nuk do ndalet me kaq. Sipas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka gjasë që kjo rritje të vazhdojë.

Rritja e kripur rëndon mbi xhepat e qytetarëve.

Por përtej kësaj situate, nuk mungojnë ironitë, satira dhe memet në rrjete.

Genc Sejko shkruan: ‘Ka shkuar nafta në Shqipëri sa Edi Rama’, duke iu referuar gjatësisë 2.01 m të kryeministrit.

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur duke kapur vlerën e 194 lekëve për litër me të njëjtën kosto si në Zvicër. Ndërsa sot, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja do të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë, pasi sipas saj është e “detyruar” nga ana e bursës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd