Transmetuar më 03-02-2022, 19:28

Aksident tragjik në Gjermani.

Një 16-vjeçar me origjinë nga fshati Peran i Podujevës, ka humbur jetën aksidentalisht në Gjermani.

Lajmin e bën të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij. Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin”

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit që i mori jetën djaloshit.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd