Transmetuar më 03-02-2022, 15:55

Pas Shkodrës, një banesë është djegur pasditen e sotme në Velçë të Selenicës.

NgSi pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit Nj. H.

Nga zjarri nuk ka pasur lëndime, por dëmet materiale janë të mëdha.

Kur mbërritën zjarrfikëset, gjithçka ishte shkrumbuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd