
Shtyhet sërish seanca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Tij.
Kanë qenë përfaqësuesit ligjor të Presidentit të Republikës të cilët kanë kërkuar të paktën 48 orë kohë për t’u konsultuar me Kreun e Shtetit për përgjigjet, pasi vetëm realatori i çështjes, Përparim Kalo iu drejtoi rreth 30 pyetje.
Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 7 shkurt në orën 10:00. Kjo do të jetë edhe seanca e tretë që zhvillohet në “Kushtetuese” për shkarkimin e Presidentit Meta.
Seanca e sotme nisi në orën 10:0, ndërsa përfaqësuesit e Presidentit u paraqitën me një dosje voluminoze prej 140 faqesh.
Procesi duket se do të futet në një rreth vicioz dri në afrimin e datës zyrtare kur Presidentit i përfundon mandati.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





