Transmetuar më 03-02-2022, 11:39

Të gjithë e dinë përkushtimin e Cristiano Ronaldos në punë dhe stërvitje. Kampioni portugez gjithmonë ka pohuar se kujdesi fizik është baza për arritjen e suksesit.

Në serialin e Netflix “I Am Georgina”, i cili flet për jetën e gruas së sulmuesit 36-vjeçar, CR7 është shprehur se nuk do të bëjë presion ndaj djalit të tij për një të ardhme të mundshme si futbollist. Ja fjalët e tij:

"Vetëm koha do ta tregojë. Unë kurrë nuk do ta vë nën presion, ai do të bëjë atë që do. Gjithashtu, ajo që dua më shumë për Cristianito dhe për të gjithë fëmijët e mi të tjerë është që ata të jenë të lumtur dhe të zgjedhin atë që duan.

Unë do t’i mbështes ata në çdo mënyrë. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të kemi fëmijë dhe t’i edukojmë ata që të kenë dashuri të pakushtëzuar. Të kesh në krah një grua që të jep stabilitet, të rritësh fëmijë është diçka fenomenale".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd