Transmetuar më 02-02-2022, 21:11

Një detaj kaloi pa u vënë re gjatë debatit të ashpër në “Big Brother Vip” mes Einxhel dhe Donaldit për të shkuarën e tyre.

Einxhel akuzoi Donaldin dhe vëllain e tij binjak se janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre, ndërsa aktori zgjodhi t’i përgjigjej me një kundërsulm duke i kërkuar moderatores  të tregojë se si është bërë ajo e famshme dhe se për çfarë njihet.

Në një moment Donaldi u shpreh se ka sakrifikuar shumë për karrierën e tij dhe nuk ka mbajtur thjesht një fletë në dorë dhe është veshur bukur.

Në momentin që Einxhel i kërkoi se për kë e kishte këtë arsyetim, ai nuk dha një përgjigje të prerë por në mënyrë indirekte la të kuptohej se ishte për ish të dashurën e tij Bora Zemani.

Pjesë nga debati:

Donaldi: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.

Einxhel: Për kë e kishe këtë?

Donaldi: Për atë që thua ti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd