Transmetuar më 02-02-2022, 17:11

Zbulohet emri i kandidatit të Lulzim Bashës për bashkinë Shkodër. Strukturat drejtuese të PD në Shkodër kanë propozuar Xhemal Bushatin për kryetar bashkie.

Propozimi do t’i kalojë për miratim Kryesisë qendore në Tiranë.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe strukturat drejtuese të Degëve në 6 bashkitë, do të propozojnë kandidatët.

Kandidatët e propozuar nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

E njëjta procedurë po ndiqet edhe nga bashkitë e tjera, thuhet në njoftimin e selisë së PD.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd