Transmetuar më 02-02-2022, 11:11

Ka rinisur sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë.

Policia bën me dije se në pikën kufitare të Kapshticës kalimi i tyre vijon të mbetet i ndaluar.

Kalimi u bllokua një ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës pas njoftimit nga autoritetet maqedonase dhe greke.

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë Stacioni i Policisë Kufitare  Kapshticë:

Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd