Transmetuar më 02-02-2022, 10:10

Mason Greenwood, sulmuesi i ri i Manchester United, është pezulluar nga klubi pas hetimeve të nisura nga policia, mbas ankesës së të dashurës së tij, Harriet Robson, se e ka dhunuar dhe gjakosur.

Situata vazhdon të përkeqësohet për lojtarin e datëlindjes 2001, i braktisur tashmë nga shokët e skuadrës, sponsorët dhe video-lojërat në të cilat ai është i pranishëm. Ditët e fundit, siç dihet, Greenwood ishte akuzuar nga e dashura e tij shumë e njohur Harriet në rrjetet sociale.

Robson kishte shfaqur disa mavijosje përgjatë trupit dhe gjak në fytyrë e qafë, çka ka bërë që policia e Manchesterit të fillonte hetimin. Influencuesja kishte postuar edhe audion e një zënke, e cila më pas u hoq.

Rezultati? Manchester United e ka pezulluar të riun për një kohë të pacaktuar, duke eliminuar mundësinë e blerjes së fanellës së tij zyrtare, i konsideruar si një nga lojtarët më me perspektivë në futbollin anglez.

Edhe shokët e skuadrës kanë filluar ta eliminojnë atë nga rrjetet sociale, sponsorët janë tërhequr. Edhe FIFA 22 e ka eliminuar deri tani kartën e tij në modalitetin shumë të njohur "FIFA Ultimate Team".

Mason Greenwood's Girlfriend, Harriet Robson Accuses Him Of Assaulting Her  | Kanyi Daily News

Ditët e fundit, policia përmes kanaleve të saj zyrtare ka vënë në dukje se është duke hetuar një çështje, pa dhënë asnjë emër për këtë temë: "Një hetim ka nisur dhe mund të konfirmojmë se një djalë rreth të njëzetave është arrestuar me akuzën e përdhunimit dhe sulmit fizik.

Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe viktimës vazhdon t’i ofrohet mbështetje speciale. Iu kujtojmë njerëzve që të shmangin çdo koment apo ndarje të imazheve që mund të rrezikojnë të drejtën e përjetshme të viktimës për anonimitet, ose rrezikojnë të minojnë një hetim të drejtpërdrejtë me procedime aktive”.

Manchester United reagoi menjëherë pas akuzave të Harriet Robson, me të cilën 20-vjeçari ishte i lidhur prej disa kohësh:  "Ne jemi të vetëdijshëm për imazhet dhe pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale.

Nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk pranon asnjë lloj dhune. Siç u komunikua më parë, Mason Greenwood nuk do të stërvitet dhe as do të luajë për klubin deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd