
Mozzik ishte i ftuari i mbrëmjes pas prime-it të kaluar për të argëtuar banorët por ardhja e tij nuk ka qenë fort e këndshme sepse ai shprehu hapur pëlqimin e tij për mikun e tij Donald Veshaj. Banorët nuk e kanë përjetuar mirë këtë situatë sepse janë ndjerë të mosrespektuar si nga këngëtari, ashtu edhe nga Donaldi.
Përveç kësaj, aktori i humorit e shoqëroi këngëtarin Mozzik, në ambientet e shtëpisë edhe pse "Vëllai i Madh" e paralajmëroi disa herë, dhe për këtë arsye mbrëmjen e sotme mori një dënim.
Dënimi që i dha Vëllai i Madh ishte se ai sot do të shkojë në nominim dhe nuk do të ketë të drejtë të nominojë banorët e tjerë.
Gjithashtu aktori nuk mund të jetë as në votimin e hapur sot, ku publiku zgjedh finalistin e parë të Big Brother Vip.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





