Transmetuar më 01-02-2022, 18:53

Një 39-vjeçare është paraqitur për trajtim mjekësor në spitalin Rajonal Vlorë pasi mori dëmtime në dorë.

Rreth orës 18:10, gruaja e identifikuar me inicialet M.N., banuese në fshatin Bunavi, Vlorë ka shkuar në spital me plagë në dorë që dyshohet të jetë shkaktuar me armë gjahu.

Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet për ngjarje aksidentale.

Shtetasja M. N., ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd