
Policia ‘fundos’ të riun që u mburr në rrjetet sociale me video duke bërë drift dhe xhirim gomash me mjetin luksoz.
Mësohet se Policia Rrugore ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja shoferin e një automjeti tip BMW-X5, i cili ka shpërndarë në rrjete sociale pamje teksa bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin e tij.
Përmes një komunikate zyrtare, policia bën me dije se pas publikimit të pamjeve, është bërë e mundur identifikimi i pronarit dhe sekuestrimi i mjetit në fjalë.
Në informacionin zyrtar policia nofton se rreth orës 22:00 të një nate më parë janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMW – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.
Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.
Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për shkelje të ligjit për “Kodin Rrugor të Republikës Shqipërisë”, citohet në komunikatë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





