
Vlahovic do të jetojë në rezidencën e vjetër të Cristiano Ronaldos në Torino, me pishinë dhe letër-muri "Spider-Man", pas transferimit te Juventusi. "Tuttosport" konfirmon se serbi, që u ble për 70 milionë euro nga Fiorentina, do të sistemohet në rezidencën mahnitëse, ku superylli portugez jetoi me Georgina Rodriguez dhe familjen e tij.

Foto të reja të pronës janë shfaqur për të treguar dekorin e saj, duke përfshirë letër-muri "Spider-Man". Rezidenca përbëhet nga dy vila ngjitur, ka rrugë private të ruajtur nga siguria. Vetë vilat kanë hyrje të veçanta dhe janë të rrethuara nga kopshte të harlisur me bimësi.

Mjerisht, dihen shumë pak detaje për vetë shtëpinë në lidhje me sa dhoma gjumi dhe banja ka. Larg syve kureshtarë, në një kodër, ajo ngrihet mes pemësh, me shumë privatësi. Kur Ronaldo jetonte në Torino, kishte një palestër më të avancuar private, që e përdorte me Georgina Rodriguez.

Një pishinë e madhe plotëson nevojat e një sportisti të nivelit të lartë. Me kodrat në njërën anë, një lumë në anën tjetër, shtëpia ka pamje nga i gjithë qyteti dhe ofron qetësi maksimale.

Futbollisti serb iu bashkua gjigantëve italianë, pasi refuzoi një kalim tek Arsenali javën e kaluar. Ai do të mbajë fanellën me nr.7 të Ronaldos, teksa synon të mbushë boshllëkun e lënë pas nga sulmuesi i Manchester United.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





