Transmetuar më 01-02-2022, 11:57

Orizi është një nga gatimet më të preferuara të shqiptarëve, po ka disa sekrete që ai të jetë i shijshëm.

A është vërtet e nevojshme larja e orizit apo jo?

Njerëzit që nuk e lajnë më parë orizin besojnë se nxehtësia gjatë gatimit është e mjaftueshme për të vrarë të gjitha mikrobet, por nuk lidhet gjithçka me këto të fundit. Një ndër ndryshimet midis orizit të larë dhe atij që nuk lahet para se të gatuhet lidhet me teksturën !

Nëse ju e shpëlani para se ta hidhni në tenxhere, kokrrat e orizit do të jenë të ndara dhe nuk do të ngjiten. Kokrrat do të bymehen dhe do të ziejnë më shpejt.

Nga ana tjetër, nëse nuk e lani orizin, këto do të jenë rezultatet:

Kokrrat do të ngjiten dhe do të kenë teksturë ngjitëse si të qullosura.

Përveç kësaj, orizi i palarë, ndërsa vlon, ka më shumë flluska sesa oriz i larë. Orizi vetë ka përbërje niseshteje, por shpëlarja e këtij  të fundit eleminon pak niseshte. Kur të gatuhet, niseshteja do të bashkojë kokrra së bashku , ndaj shpëlarja është me të vërtetë e nevojshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd