Transmetuar më 01-02-2022, 11:30

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë që u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me 6 persona është përplasur me një tjetër makinë tip "Ford" dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve të deritanishme, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë tre prej personave të përfshirë në aksident, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Dyshimet janë të forta se tre të zhdukurit mund të kenë humbur jetën, por ende nuk janë gjetur trupat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





