Koreja e Veriut ka publikuar një fotografi të Tokës, e cila pretendon se është kapur nga raketa më e fuqishme që ka lëshuar në 5 vjet.
Fotografia e pazakontë tregon pjesë të gadishullit të Koresë dhe zonën përreth.
Penjangu konfirmoi këtë të hënë se ka testuar Hëasong-12, raketë balistike me rreze të mesme.
Ajo është aq e fuqishme sa që mund të përshkruajë mijëra km distancë.
Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar, pasi Koreja e Veriut ka testuar të paktën 7 raketa vetëm gjatë muajit të fundit.
OKB ka vendosur sanksione duke i ka ndaluar Koresë së Veriut testimin e armëve balistike dhe nukleare.
Por, vendi i Azisë Lindore në mënyrë të vazhdueshme e ka sfiduar këtë gjë, raporton Euronews.al.
Koreja e Jugut dhe Japonia përllogarisin se raketa ka arritur një lartësi prej 2,000 km dhe më pas ka rënë në ujërat e Japonisë.
Me fuqi të plotë dhe trajektore standarde, raketa mund të arrijë deri në 4,000 km distancë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd