Transmetuar më 31-01-2022, 23:22

Vëllai i Madh i dha banorëve të shtëpisë një detyrë që përkon me muajin e dashurisë.

Ata duhet të ndajnë me publikun historitë e tyre të dashurisë.

Jo të gjithë banorët e kanë marrë me sportivitet këtë detyre, pasi shumica prej tyre përtonin.

Teksa Donaldi ndodhet në oborr me Ilirin dhe flasin për jetën e tyre në një moment ai shprehet se “Nusen e kam jashtë” duke iu referuar Trixës.

Mesa duket gjërat mes çiftit janë me të vërtetë serioze pasi Donaldi e konsideron këngëtaren si ‘nuse’.

Kujtojmë se pas daljes Beatrixa i ka dedikuar këngë historisë së tyre të dashurisë.

“Është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për mua”, tha Donaldi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd