
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka folur për protestën e 8 janarit duke thënë se nuk ka asnjë ngjashmëri me të 21 janarit.
Në ‘Politiko’, tha se në protestën në selinë blu, ishte një PD e përçarë që protestonte kundër njëri-tjetrit, ndërsa ajo e “21 janarit” ishte protestë qytetarësh kundër qeverisjes.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se çfarë fliste në Whatsapp me mbështetësin e Berishës, Flamur Noka, celulari i të cilit u kap nga paparacët.
“Biseda me Nokën ishte për t’i dhënë Berishës fjalën,” tregoi Nikolla.
“Dëshiroj që debati i brendshëm i PD, të mos bëhet pjesë e jetës parlamentare. Debati në parlament duhet të jetë shumë i fokusuar,” shtoi ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





