Transmetuar më 31-01-2022, 20:31

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 dy rinj, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Policisë nr. 5, pas situatës së krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve: – J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd