Transmetuar më 31-01-2022, 20:17

Ish konkurrentja e Për’puthen Xheisara Frisku ka folur për herë të parë për jetën e saj private.

Pavarësisht se qëndroi pak kohë në shtëpinë e Big Brother Vip, Xheisara ka sqaruar si është e vërteta për martesën e saj dhe zbuloi se është në një lidhje me një person me letra angleze. Në intervistën për ‘Live From Tirana’, tha se është e lumtur sepse ka bërë atë që do dhe se “nuk i plas çfarë thotë mileti”.

“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë kam ‘British’, ju dua shumë. Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëlimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, tha Frisku.

Ish-banorja komentoi edhe konkurrentët e mbetur të BBV me të cilët ka bashkëjetuar për disa ditë. Megjithatë këngëtarja nuk i kurseu “thumbat” kur foli për ta. Xheisara dhe mendimin e saj për secilin prej tyre:

Ilir Shaqiri

Është strateg, i ka nxjerrë të gjithë nga vetja, shyqyr që nuk ndejta më shumë se do të ishim rrahur. Iliri ka eksperiencë, por ka shumë gjëra që kur i kam parë aty nuk më kanë pëlqyer. Më ka ngacmuar në emocionet e mia. Më tha që e bëri për shaka por unë nuk e mora si të tillë. Në një moment aty brenda më tha që dua t’ju jap mundësinë ju banorëve të rinj të ecni përpara, e pyeta si ishte kjo që the dhe e përsëriti duke më thënë do të të jap mundësinë të tregosh personin që nuk je. E gjitha kjo erdhi sepse në dhomë të rrëfimit thash që Iliri ka bërë hile te loja.

Monika Lubonja

Ka qenë në shumë dimensione. Është me Ilirin, po bën lojë me Ilirin dhe nuk e besoj që zihen seriozisht. Iliri po e mban në lojë duke i bërë ironi. Këtë herë nga fakti që Monika e shpëtoi nga nominimi u kuptua që po bëjnë një lojë të pastër.

Arjola Demiri

Është vajzë e mirë, me mua ështe treguar shumë e mirë. E meriton finalen.

Einxhel Shkira

Është vajzë me karakter të fortë. Unë dhe Einxhel jemi thuajse një karakter. E kisha parë nga jashtë, e dija se çfarë kishte përjetuar. Unë jam përpjekur t’i japë sinjale që të dyja bashkë mund të bëjmë namin por ajo e kishte mendjen të Dagzi.

Donald Veshaj

Është vëllai që do doja të kisha. Është i ndjeshëm, djalë i mirë.

Beniada Nishani

Ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të luajtur. Nëse të gjithë ulërasin ajo me shumë dashuri, edhe kur i thua sot je veshur si katunare del para kameras dhe përshëndet të gjithë katunarët. Është goca më e sinqertë por është më e zgjuara aty. E vetmja gjë që i kam komentuar kur ka dalë nga vetja i kam thënë: “Ah çfarë je një ti”. Loja e saj ia vlen, është e bukur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd