Transmetuar më 31-01-2022, 19:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.
Një 42-vjeçar i identifikuar me inicialet N.K., banues në Gjirokastër po drejtonte automjetin tip ‘Toyota’ ka përplasur këmbësoren 14-vjeçare të identifikuar me inicialet H.K.
E mitura, e cila ishte këmbësore u transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





