
Ish bashkëshortja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç është ndarë nga jeta.
Ksenija Vuçiç u varros ditën e sotme dhe në varrimin e saj morën pjesë familjarë, miq dhe politikanë të shumtë. Në ceremoninë mortore nuk mungoi as vetë Presidenti Vuçiç.
“Prej 20 vitesh njihesha me Ksenjën. Ishim bashkë në një klinikë kardiovaskulare dhe asnjëri prej nesh nuk flisnim për gjëra kalimtare atëherë.
Folëm për kuptimin e ekzistencës, çfarë na mban në situata të tilla. Gjatë gjithë atyre dhjetë ditëve në klinikë, ajo më bëri pyetje që janë shumë më të qarta për të tani. Perëndia tani po e merr atë në krahët e Tij”, tha Patriarku Porfirit.
Ksenija Vuçiç u nda nga jeta të shtunën më 29 janar në moshën 56-vjeçare në shtëpinë e saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





