Transmetuar më 31-01-2022, 16:45

Ka përfunduar seanca në Apelin e Posaçëm seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Vendimi do shpallet më 4 shkurt ora 13:00, ndërsa Prokuroria i qëndron akuzave që ka bërë edhe në shkallën e parë, duke kërkuar dënimin e Tahirit me 8 vite burg. Ndërkohë që vetë Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia janë shprehur se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, duke lexuar konkluzione që janë thënë edhe më herët.

“Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re, ne i qëndrojmë mbrojtjes që kemi bërë në shkallën e parë”, ka thënë avokati Maks Haxhia.

Ndërkohë që vetë Tahiri pretendon se nuk ka asnjë lidhje me grupin e Habilajve.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN “Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar,u shqyrtua sot më 31.01.2022. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, nisur nga kompleksiteti i çështjes, gjykata shtyu shpalljen e vendimit në datë 04.02.2022, ora 13:00″.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd