Transmetuar më 31-01-2022, 14:19

Aksident në Elbasan, mjeti përplas një grua.
Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Metalurgji.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar rëndë Lefteri Binjaku e cila u transportua për në spital.
Pasi e ka përplas, mësohet se mjeti e ka mbajtur gruan rreth 100 metra në ecje në pjesën e përparme të makines.
Në momentin kur gruaja ka rënë në sfalt, shoferi është larguar.
Automjeti i cili përplasi gruan është larguar nga vendi i ngjarjes dhe shoferi e ka rënduar së tepërmi situatën e tij në këtë ngjarje.
Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





