
Pierre-Emerick Aubameyang duket se po i afrohet Barçës, ditën e fundit të merkatos dimërore. Të paktën, ai tashmë ndodhet në Katalonjë, siç ka konfirmuar Gerard Romero në ‘Jijantes’, kanalin e tij Twitch.
Duhet saktësuar se ai ka mbërritur vetëm në aeroportin “El Prat”. Gabonezi u shfaq si një alternativë ndaj Morata, por disponimi i tij i mirë për golat dhe vështirësitë në marrjen e madrilenit e kanë vendosur atë në epërsi për të përforcuar vijën e sulmit Blaugrana.
Lojtari në fjalë është në pronësi të Arsenalit, por nuk llogaritet nga trajneri Mikel Arteta për formacionin. Prandaj, gabonezi mund të vijë në formë huazimi te gjigantët e La Liga-s, duke e reduktuar një pjesë të pagës.
Aubameyang ishte tashmë pjesë e interesimit të Barcelonës qysh në vitin 2017, por kuriozisht në “Camp Nou” mbërriti Ousmane Dembélé, futbollisti që duhet të zhbllokojë nënshkrimin e tij me këtë rast.
Pierre Emerick-Aubameyang is in Barcelona, confirmed as @gerardromero revealed. Understand he has a full agreement with Barça for a loan move, deal all but ready on player side. 🔴🛩 #FCB
It only depends on Barcelona outgoings to complete the deal. Arsenal already approved. pic.twitter.com/UBc6UJA3a0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 31, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





