
Ish-mesfushori i Interit bëhet zyrtarisht lojtari më i ri i Brentfordit, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore, raporton "Sky Sports".
Sipas medias angleze, mesfushori me origjinë daneze, i cili pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Finlandës dhe kombëtares së tij në "Euro 2020", qershorin e kaluar, duke tronditur mbarë botën, nuk e ka pasur problem të sforcohet fizikisht nga skuadra e Premier League dhe do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore si fillim.
Brentford aktualisht është në vendin e 14-të në Premier League, tetë pikë larg zonës së rënies. Vëmendja ishte përqendruar tek analizat kardiologjike të mesfushorit danez, që braktisi Interin për shkak se në Itali nuk lejohej të luante me defibrilator kardiak nënlëkuror.
Sikurse dihet, Eriksenit iu implantua një stimulues i tillë kardiak (ICD) në trup, çka e detyroi atë të ndërpresë kontratën me Interin. Federata Italiane e Futbollit nuk ofron të drejtën e futbollit për lojtarët në kushte të ngjashme shëndetësore.
Nga ana tjetër, Premier League jo vetëm që nuk kundërshtoi, por as kërkoi që lojtari të kontrollohej nga një staf i specializuar mjekësor, duke u mjaftuar me vlerësimin dhe konstatimin e kardiologut të zgjedhur nga Brentford.
Pas përfundimit të kontratës me Interin, Eriksen u rikthye në stërvitje me Chiasso të Zvicrës. Nuk ka asnjë ndalim në Angli për këtë patologji, vetë Eriksen do të jetë futbollisti i parë në historinë e Premier League që do të luajë me defibrilator.
Në një intervistë të fundit, Eriksen deklaroi se zemra nuk përbën “pengesë” për rikthimin e tij në fushë, duke shpresuar që të luajë sa më shpejt dhe të jetë në Botërorin e Katarit, këtë fundviti me Danimarkën e tij.
It's Official, @ChrisEriksen8 is a Bee
🇩🇰 The Danish international will link up with Bees for rest of season
📄 https://t.co/6cDQ91l2dl#BrentfordFC #EriksenJoins pic.twitter.com/r57bj2FLJp
— Brentford FC (@BrentfordFC) January 31, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





