Transmetuar më 31-01-2022, 09:07











Një maternitet i ri për qytetin e Beratin, është investimi i rradhës për qeverinë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar pamjet e reja nga brenda maternitetit. Ky maternitet ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe do të shërbejë për qarkun si për Skraparin, Poliçanin dhe Kuçovën.
"MIRËMËNGJES! dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë", shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





