
Ndryshuan destinacionin e biznesit nga fast food në klinikë dentare, procedohen turku dhe një shqiptare.
Rasti referohet në Kukës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:
Myzafere Ugur, 38 vjeçe, banuese në Kukës.
Hasan Ugur, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.
Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan paisjet dentare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





