Transmetuar më 29-01-2022, 22:57

Sot në “Për’puthen PRIME” u diskutua për shumë tematika, dhe një ndër to ishte edhe situata midis Anës dhe Erjonit, marrëdhënia e të cilëve u kris pas futjes së Edit në emision.

Ana u përball me Erjonin për këtë situatë dhe u shpreh se me Edin ka më shumë ndjesi, ndaj dëshiron të shkëputet nga ai duke vazhduar historinë me Edin. Njëkohësisht ajo i kërkoi falje Mikelës, ndërsa kjo e fundit i tha që ishte e pavlerë.

Ana u akuzua se çdo gjë po e bënte për lojë, por ajo vërtetoi të kundërtën duke i dhuruar një puthje Edit në buzë ku të gjithë mbetën të surprizuar.

Por, kjo situatë u bë shkak që të dy djemtë të acaroheshin me njëri tjetrin gjatë hapsirës publicitare dhe për pak desh u konfrontuan fizikisht.

U desh ndërhyrja e konkurentëve të tjerë që situata të qetësohej.

Pas transmetimit të këtyre pamjeve, Ana u përlot ndërkohë që humbi ndjenjat në studio.

Nga ana tjetër, djemtë u munduan të sqaronin se debati dhe konflikti nuk ndodhi pët shkak të Anës, edhe pse kjo e fundit e përjetoi shumë keq, duke u larguar nga emisioni

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd