Transmetuar më 29-01-2022, 20:20

Rudina Magjistari ka pësuar një aksident ditën e sotme. Në nisje të programit të saj “Rudina”, moderatorja tha se kishte ndrydhur këmbën e për këtë arsye nuk mund të ecte dot mbi taka.

Moderatorja tha se është e detyruar të qëndrojë ulur gjatë gjithë puntatës.

“Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën.

Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci.

Kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të disktuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot,”- tregoi ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd