Transmetuar më 29-01-2022, 13:58




Presidenti Ilir Meta është kritikuar kohët e fundit për postimet që bën në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, ka bërë postimin tjetër të radhës për Korçën. Nisur nga fakti që sot në këtë qytet ka rënë borë, Meta ka thënë se sot do të donte të ishte në Korçë.
“Ah sikur të isha sot përsëri në Korçë! Një fundjavë të mbarë për të gjithë!,”-shkruan Meta.
Nuk kanë munguar komentet e qytetarëve që me ironi shkruajnë se Meta nuk ka faj që nuk shkon në Korçë pasi nuk ka lekë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





