
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar të shtunën mediat turke me hakmarrje nëse shpërndajnë përmbajtje që dëmtojnë vlerat thelbësore të vendin.
Në një deklaratë të botuar në Gazetën e Qeverisë, Erdogan argumentoi se nevojiteshin masa për të mbrojtur kulturën kombëtare të Turqisë dhe për të mbrojtur fëmijët “nga ndikimi negativ si rezultat i ekspozimit të tyre ndaj përmbajtjeve të dëmshme në të gjitha botimet”.
Erdogan nuk specifikoi se për cilën përmbajtje bëhej fjalë, por tha se mund të ndërmerren veprime ligjore kundër “aktiviteteve të hapura ose të fshehta në media që synojnë të minojnë vlerat tona kombëtare dhe morale dhe të shpërbëjnë strukturën tonë familjare dhe shoqërore”.
Erdogan ka rreth 20 vjet në pushtet dhe kritikon mediat për përmbajtje që nuk janë në përputhje me vlerat konservatore islame të përkrahura nga partia e tij, AKP.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





