
Partia Demokristiane e politikanit Nard Ndoka ka depozituar zyrtarisht kërkesë në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Shkresa është protokolluar më datë 29 janar dhe është dërguar në institucionin përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
PDK është partia e katërt që regjistrohet në këto zgjedhje, pas LSI-së, PS dhe PD-së. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u regjistruan në zgjedhje më datën 25 janar, ndërsa LSI u regjistrua një ditë më parë. Afati i fundit për të depozituar kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore është 31 janari.
Në zgjedhjet e 6 marsit do të garojnë kandidatët për kryetar në 6 bashki të vendit.
Nuk dihet se në cilin “kamp” do të rreshtohet Ndoka në këto zgjedhje, pasi kreu i demokristianëve është distancuar nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa nuk e ka fshehur mbështetjen për Berishën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





