
Një 36-vjeçar i ka dërguar letër psikologes Deidre pasi është tronditur nga ajo çfarë ka zbuluar në rrjete sociale. Ai mësoi se ish e dashura e tij ka pasur rreth 93 partnerë dhe e ka tradhtuar gjatë kohës kur ishin të lidhur bashkë. Kjo nuk i pëlqeu aspak, por fajëson veten megjithëse nuk e kupton se ku qëndron problemi.
Letra: Jam i bindur që ish e dashura ime është e varur pas seksit. Unë zbulova llogarinë e saj të Instagramit ku ka vlerësuar marrëdhëniet seksuale me 93 partnerë. Në një video anonime, ajo vlerëson eksperiencat seksuale me meshkuj të ndryshëm për 4 vite, ndërsa ne kemi qenë bashkë në këto 3 vite.
Unë jam 36 vjeç, ajo është 32 vjeçe. Ne u ndamë sepse unë dyshova se më tradhtonte, pavarësisht se nuk kisha prova. Ajo zhdukej gjithmonë dhe nuk përgjigjej në telefon. Doja të qetësohesha dhe të martoheshim, por ajo ma largonte këtë dëshirë. E doja vërtetë, kalonim shumë bukur bashkë dhe shijuam një jetë seksuale të çmendur.
Por e shihja që nuk do të shkonim askund. Ishte vendim i vështirë që të ndaheshim dhe vërtetë më mungonte pas kësaj. Kur i thashë një miku se do përpiqem të kthehem me të, ai më sugjeroi që të shikoj një llogari Instagrami që nuk e kisha dëgjuar më parë.
Ai refuzoi të më tregonte pse por u bë e qartë pasi hyra dhe pashë videot e një gruaje që fliste për eksperiencat e saj seksuale. Ajo nuk e shfaqte fytyrën por e njoha nga zëri që ishte ish e dashura ime. Videot nisën rreth një vit para se të lidheshim bashkë. Disa javë, ajo kishte kryer marrëdhënie me meshkuj të ndryshëm çdo natë.
Ajo që më lëndoi më shumë është se kur u lidhëm bashkë, ajo flinte diku tjetër. Ajo kishte postuar më shumë se 100 vite në vitet që kemi qenë bashkë dhe në më pak se gjysmat më kishte përshkruar mua. Jo vetëm që ndjej se privatësia ime është cënuar, por po filloj të pyes veten ku ishte faji im. Ndoshta nuk mjaftoja për të.
Deidre: Të varurit pas seksit përdorin vazhdimisht marrëdhëniet seksuale për t’i dhënë vetes energji dhe për të larguar të gjitha emocionet e dhimbshme. Ti nuk e ke idenë se çfarë ndodh në botën e ish të dashurës tënde. Ti nuk i ke shkaktuar problemet e saj. Videot nisën para lidhjes tuaj dhe fatkeqësisht, në vend që të tregonte ty që ka një problem, zgjodhi të kryente marrëdhënie me meshkuj të ndryshëm./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





