






Hysen Ramaj ka folur pas ndarjes së ish të dashurës së tij Alvisës dhe Bashkimit. Këta të fundit u njohën dhe dolën si cift nga programi Për’puthen, por historia e tyre nuk zgjati shumë.
Në një intervistë për ‘Glamour Zone’, Hyseni ka zbuluar një telefonatë që i është bërë përpara se të ndodhte ndarja e bujshme.
“Më është marr edhe mua një mendim përpara se të ndodhte çfarë ka ndodhur (ndarja). Më është bërë edhe mua një telefonatë nga njerëz të afërm të djalit (Bashkimit)”, tha Hyseni.
Ndër të tjera tha: “Po, më vjen mirë që në fund nuk vonoi shumë. Se ka dhe afat skadence, por ka dhe skadenca që vonojnë shumë. Kjo nuk vonoi shumë.”
Hyseni zbuloi edhe një mashtrim që është bërë në emër të tij, që dëshiron ta përgënjeshtrojë publikisht.
“Një nga mashtrimet është dhuna. Sepse jam shumë i sigurtë që e ka inskenuar autorja e programit (Olsa Muhameti), ajo e ka mësuar vajzën (Alvisën) të flas për dhunën, sepse gjatë lidhjes ne nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dhunën, jo më të ndodh. Por për interesat e saj, sepse donte t`i mbante në program personazhet (Alvisën dhe Bashkimin), i ka thënë të përdor fjalën dhunë, që çdo gjë të shkojë te dhuna dhe jo te vërteta.”/a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





