Transmetuar më 29-01-2022, 10:29

Aktorja Monika Lubonja i befasoi të gjithë mbrëmjen e djeshme me vendimin, duke zgjedhur emrin e ilirit në zinxhirin e shpëtimit. Ajo ishte mes Tanit, Donaldit dhe Ilirit dhe zgjodhi këtë të fundit.

Kjo zgjedhje e Monikës i ka befasuar të gjithë sepse ka pasur përplasje të ashpra me Ilirin. Për këtë ka reaguar edhe opinionisti Arbër Hajdari.

Nuk e kuptoj tha Arbër Hajdari, ‘këtej thotë është i lig, këtej e shpëton. Është të vësh duart në kokë e të ikësh me vrap.’

Arbana pyeti Monikën pse kjo zgjedhje dhe Monika argumentoi se ‘dua që të dal në nominim me Ilirin prandaj’.

Kujtojmë se Beniada zgjodhi të shpëtojë Arjolën sepse i ka ndenjur afër, Arjola zgjodhi Monikën sepse e pa të rrezikuar dhe donte ta shpëtonte.

Iliri zgjodhi Tanin sepse kalon shumë kohë me të dhe argumentoi se këtë udhëtim brenda shtëpisë e shikon tani për tani. Ndërsa Donaldin nuk e zgjodhi askush./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd