Transmetuar më 29-01-2022, 07:24

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një magazinë mesnatën e kaluar në aksin e rrugës dytësore Vorë-Tiranë.

Magazina e cila përmbante lëndë drusore dhe ambalazhe, i përkiste një fabrike që prodhon pije alkoolike.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat izoluan dhe fikën zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd