
Vendoset në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Saimir Gjepali, banues në Shijak.
Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg.
Gjapali është një personazh i njohur i botës së krimit në zonën e Shijakut dhe Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në verën e 2020-tës.
Saimir Gjepali u arrestua në tetor të 2018-ës së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve, ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has. Ai u bë protagonist pasi në 30 maj të vitit 2020 ishte pjesë e grupit që ndezën revoltën në burgun 313 në Tiranë, ku dhe vendosën policin me shpatulla pas tualetit. Ai ka qenë edhe subjekt i OFL-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





