
Egzona dhe Donaldi kanë krijuar një raport mjaft të mirë shoqëror brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Afrimiteti i tyre u krijua kur moderatorja nga Kosova iu gjend pranë kur kishte probleme në lidhjen me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Së fundmi, teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, Egzona iu drejtua Donaldit duke i thënë se “te ti ka njerzillëk”.
“Për mua është shumë e rëndësishme mënyra se si ti e lexove letrën e Ilirit, te ti ka njerzillëk por ka edhe tek ai që ta ka shkruar atë letër. Edhe pse rruga ju ka çuar në atë pikë është faji i të dy palëve sepse të dy palët keni thënë fjalë më shumë seç duhet. Egoja që keni nuk je lë të kërkoni falje”, i tha Egzona.
“Jo nuk është e vërtetë, unë kur kam gabuar gjithmonë kam kërkuar falje”, iu përgjigj Veshaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





