Transmetuar më 28-01-2022, 11:16

Matheus Cunha provoi një frikë të madhe dhe goditje të fortë në qafë, në duelin mes Brazilit dhe Ekuadorit. Dalja e pakuptueshme dhe e rrezikshme e portierit Domínguez i kushtoi ekuadorianit karton të kuq dhe “rojiblanco”-sit një shenjë në lëkurë, që më pas u mor me humor.

“Faleminderit për mesazhet, jam mirë, vetëm një problem kam në qafë, të shoh si mund ta shpjegoj në shtëpi…”, – ka shkruar Cunha në Instagram, duke treguar plagën në qafë dhe gjoks, që i ka lënë përplasja e ashpër.

https://www.youtube.com/watch?v=vOQjy7o4yb4

Veprimi i Domínguez ndaj Cunhas, në minutën e 15-të të ndeshjes, ishte kartoni i parë i kuq i një ndeshjeje të vështirë, plot aksione të rrezikshme dhe momente të diskutueshme për VAR.

Alisson e pa dy herë kartonin e kuq, por në të dyja rastet VAR korrigjoi gjyqtarin e fushës dhe portieri i Liverpool mundi ta përfundonte duelin.

Në fund, kjo ndeshje kualifikuese e vlefshme për Botërorin e Katarit u mbyll në barazimin 1-1, me gola të Casemiro për brazilianët (6’) dhe F.Torres (75’) për Ekuadroin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd