Transmetuar më 27-01-2022, 14:13

Një karrige prej druri, e blerë për 7 dollarë në një dyqan artikujsh të përdorur në Angli, ka dalë në ankand.

Vlera e shitjes arriti në më shumë se 21 mijë dollarë pasi u identifikua si vepër e një artisti të fillimit të shekullit të 20-të.

Nga shtëpia e ankandeve Sworders thanë se një grua e bleu karrigen për rreth 7 dollarë në një dyqan artikujsh “second hand” në Brighton.

Specialisti i dizajnit, John Black, kur e pa karrigen, e vlerësoi si vepër të vitit 1902 të artistit austriak Koloman Moser. Ai u konsultua me një specialist për Secesionin e Vjenës, i cili konfirmoi identifikimin e karriges.

Moser, një mësues në Shkollën e Arteve të Aplikuara në Vjenë, e projektoi karrigen si një riinterpretim modern i një karrigeje tradicionale të shekullit të 18-të dhe u shit për 21 mijë e 874 dollarë në ankand.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd