Transmetuar më 27-01-2022, 10:12

Një situatë interesante u krijua në shtëpinë e Big Brother  VIP.

Banorët e shtëpisë  duhet të caktojnë dënime të ndryshme për njëri-tjetrin, si pasojë e një loje të dhënë nga “Vëllai i Madh”.

Banorët duhet që të fikin të parët një gong që bie në vende të ndryshme të shtëpisë, e më pas do japin dënimet që “Vëllai i Madh” u ka vënë në dispozicion.

Kur Donaldi arriti që të fikte i pari pulsantin, vendosi që Iliri dhe Einxhel të rrinin të kapur dorë për dore për tre orë, ku moderatorja ndërkohë ishte e dënuar më herët nga Tani për të pastruar lavanderinë.

https://www.instagram.com/p/CZOiQ2lB2wL/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd