Transmetuar më 26-01-2022, 16:34

Foto ilustruese
Një i ri ka përfunduar në spital pasi u qëllua me mjet prerës pas një konflikti me një tjetër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30.
Burime për Noa.al informojnë se E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, ka përfunduar në spital pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





